Vushtrria luajti ndeshjen më të mirë sivjet.
Edhe pse apsolutisht nuk i duheshin pikët pasi tashmë edhe zyrtarisht janë në Ligën e Parë, paraqitja e vushtrriasve ishte mbreslënëse, çka nuk mund të thuhet edhe për prishtinasit e Flamurtarit, shkruan Korneri.net
Arbnor Zeqiri shënoi gol shumë të bukur për epësinë e kuq e zinjëve, por menjëherë në akcionin e radhës barazoi Drilon Fazliu që ishte ndër më të mirët te vendasit.
Megjithatë, Flamurtari realizoi edhe golin e dytë me anë të Tervioll Stullqakut. Në pushim skuadrat shkuan me barazim 2-2 pasi Charles Sie shfrytëzoi pakujdesin e portierit Nika, rezultat që doli të jetë final.
Pjesa e dytë më interesante dhe më e luftuar, mirëpo pa gola që pa dyshim e kthen ne frikë gjendjen e Flamurtarit për mbijetesë, ndërsa rast i mirë për Drenicën dhe Trepçën ’89. /Korneri.net