Vetëm 10 minuta pas përfundimit të ndeshje Mornar-Crvena Zvezda në kuadër të ligës regjionale, është vrarë një person.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të qendrës sportive Topolica në Bar, aty ku para një viti Sigal Prishtina e pati fitues për herë të dytë Ligën Ballkanike pikërisht ndaj kundërshtarit nga Mali i Zi.
Sipas informatave paraprake, u vra një tifoz i Crvena Zvezdës me emrin Ivan Laban i cili e shikoi ndeshjen me të dashurën e tij. Pas takimit, ai u ul në makinë, kur ai u afruan dy burra që qëlluan me armë zjarri duke e qëlluar viktimën disa herë. Duhet shtuar edhe këtë se marëdhënier Mali i Zi-Serbi po përkeqësohen nga dita në ditë, dhe ky skenar ndoshta nuk ka qenë i rastsishëm.