Një lajm shokues vjen nga kryeqyteti i Maqedonisë.

Futbollisti Martin Janusev, është vrarë në një lokal në qendër të Shkupit në mbrëmjen e sontme. 25-vjeçari në lagjen Aerodrom, për opinionin një sulmues i panjohur gjuajti me pesë plumba në kokë dhe në qefën e të ndjerit. Dyshohet për dy sulmues, prej të cilëve njëri ka qenë shok i tij, përcjell Korneri.net.

I ndjeri është dërguar shumë shpejt në spital, por ishte pa shenja jete edhe pse mjekët tentuan ta reanimojnë, por pa sukses, raportuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Të dy të dyshuarit janë në ikje dhe po kërkohet për identitetin e tyre, edhe pse sipas raporteve të para, pikërisht ai që gjuajti me revole, është i njohur për policinë pasi ka pasur shumë raste kriminale dhe jo shumë moti, është liruar nga burgu.

Janusev ka luajtur në disa btë futbollit, por në ligën e dytë të Maqedonisë në mesin e të cilave te Lokomotiva, ndërsa kohëve të fundit merrej edhe me kick-boks. /Korneri.net

Artikulli paraprakVala Superliga xhiroja e 14-të: Vëmendja e të gjithëve në katër super-ndeshje, spikat përballja direkte e trajnerëve nga Shqipëria
Artikulli tjetërWilshere largohet nga Arsenali