Sajti i njohur sportiv italian “Tuttomercatoëeb” ka publikuar listat me 20 më të mirët dhe 20 më të dobtit e Serisë A në këto 16 javë kampionat të zhvilluara deri më tani. Duke marrë mesataren e notave të paraqitjeve gjatë gjithë ndeshjeve, një futbollist shqiptar është bërë pjesë e listës së më të dobtëve.

Rei Manaj, sulmuesi i huazuar nga Interi te Peskara, ka një notë mesatare 5.6 dhe renditet futbollisti i 19 më i dobët në Serinë A deri më sot. Njëfarë ngushëllimi për më mund të jetë fakti që ka lënë pas emra shumë më të njohur si Kongodbia apo Murijo të Interit, Gabiadini i Napolit, apo edhe Floro Flores i Kievos. Ndërkohë listën e më të mirëve e kryeson talenti i Torinos, Andrea Beloti, që ndiqet nga Dibala i Juventusit dhe Imobile i Lacios.

Listat e plota
20 MË TË MIRËT

1 – Andrea Belotti (Torino) 6.68

2 – Paulo Dybala (Juventus) 6.61

3 – Ciro Immobile (Lazio) 6.56

4 – Edin Dzeko (Roma) 6.56

5 – Dries Mertens (Napoli) 6.50

6 – Mattia Caldara (Atalanta) 6.45

7 – Alejandro Gomez (Atalanta) 6.44

8 – José Maria Callejon (Napoli) 6.44

9 – Marek Hamsik (Napoli) 6.44

10 – Felipe Anderson (Lazio) 6.43

11 – Piotr Zielinski (Napoli) 6.42

12 – Luis Muriel (Sampdoria) 6.41

13 – Gonzalo Higuain (Juventus) 6.40

14 – Franck Kessié (Atalanta) 6.39

15 – Andrea Barzagli (Juventus) 6.39

16 – Iago Falque (Torino) 6.38

17 – Roberto Gagliardini (Atalanta) 6.38

18 – Christian Puggioni (Sampdoria) 6.38

19 – Suso (Milan) 6.37

20 – Keita Balde Diao (Lazio) 6.36

20 MË TË DOBTIT

1 – Roland Sallai (Palermo) 5.31

2 – Edoardo Goldaniga (Palermo) 5.35

3 – Geoffrey Kondogbia (Inter) 5.38

4 – Panagiotis Tachtsidis (Cagliari) 5.40

5 – Nicola Murru (Cagliari) 5.45

6 – Oscar Hiljemark (Palermo) 5.46

7 – Nicolò Barella (Cagliari) 5.50

8 – Lorenzo Crisetig (Cagliari) 5.50

9 – Jeison Murillo (Inter) 5.50

10 – Manolo Gabbiadini (Napoli) 5.50

11 – Sinisa Andelkovic (Palermo) 5.50

12 – Antonio Floro Flores (Chievo) 5.55

13 – Andrés Tello (Empoli) 5.55

14 – Emil Krafth (Bologna) 5.56

15 – Mauricio Isla (Cagliari) 5.60

16 – Leonardo Capezzi (Crotone) 5.60

17 – Hrvoje Milić (Fiorentina) 5.60

18 – Davide Santon (Inter) 5.60

19 – Rey Manaj (Pescara) 5.60

20 – Marco Sau (Cagliari) 5.61

Artikulli paraprakHouston s’ka të ndalur, fitore për La Clippers e Dallas
Artikulli tjetërTjetër çudi shqiptare, ekipi futet në fushë i pangrënë