Sajti i mirënjohur i përcaktimit të vlerës së futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar shifrat për kampionatin spanjoll dhe rezultatet e fundit nuk janë aspak aspak të kënaqshme për Real Madrid-in.

Pavarësisht se kampionët e botës sapo kanë mbyllur një cikël prej 40 ndeshjesh radhazi pa humbje, dy yje të tyre, Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez kanë pësuar ulje të ndjeshme në treg.

Kolumbiani, i cili ka luajtur pak në muajt e fundit, nuk vlen më 70 milionë euro, por 20 milionë më pak. E frikshme! Ronaldo, ndërkohë, nga 110 milionë euro sot vlen 100 milionë.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë vijon të jetë Lionel Messi. Ylli i Barcelonës aktualisht vlen 120 milionë euro, shifër që – ndryshe nga rivali i tij portugez – nuk ka ndryshuar, transmeton “T.S”. Fituesi më i madh në Spanjë është mesfushori i Atletico Madrid-it, Yannick Carrasco.

Belgu më parë vlente 10 milionë euro, kurse tani 40 milionë. 23-vjeçari gëzon interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, veçanërisht Bayern München. Humbës të tjerë në La Liga janë Ivan Rakitic, Luka Modric (nga 50 në 45 milionë euro), Paco Alcacer (nga 25 në 20 milionë euro), Gabi dhe Fernando Torres (nga 10 në 6 milionë euro).

Artikulli paraprakZyrtare: Lescott rikthehet në Premier League
Artikulli tjetërAllegri-Montella: Në çerekfinale me gazin në maksimum