Boksieri olimpik italiane, Clemente Russo, ndanë tjetër mendim me tifozët e Napolit lidhur me transferimin e Higuain nga Napoli te Juventus.

Russo është i mendimit se Higuain nuk do ta ketë formën që kishte te Napoli, ku shënoi 36 gola, kurse te Juventus boksieri mendon se argjentinasi e ka të vështirë të shënojë edhe 15 gola tërë edicionin.

“Higuain është një profesionist dhe shkon atje ku ka para dhe rezultate. Në këtë kuadër, Juventusi po përgatit një ekip për të fituar Champions League. Por natyrisht, te Napoli të gjithë luanin për atë, ndërsa te Juventusi është sulmuesit i dytë apo i tretë… Te Juventusi nuk do të shënojë kurrë 36 gola, një rekord që gjithsesi nuk do të mund ta kishte përsëritur dot as me Napolin. Tani të shohim nëse do të arrijë të shënojë maksimumi 15 gola. Kush fitoi mes klubit dhe futbollistit?! Me siguri 50% secili. Presidenti De Laurentiis ka arkëtuar shumë para, të shpenzuara pastaj jo shumë mirë. Edhe nëse do të vinte Icardi, pyes veten, a mund të luajmë me atë? Unë do të doja dyshen Lavezzi-Cavani. Për mua ata ishin maksimumi i futbollit botëror, dy sulmues të lidhur me fanellën”, deklaroi boksieri Italian, Russo.

Artikulli paraprakDyluftim i ashpër Chelsea – PSG për talentin brazilian, por..?
Artikulli tjetërZyrtare: Shitet Milani për 740 mln euro, kinezët gati për investime të mëdha