Inter është fare pranë transferimit të një mbrojtësi tepër cilësor. Bëhet fjalë për Rikardo Rodriguez nga Wolfsburg, i cili me shumë gjasa pritet të transferohet te zikaltërit në këtë merkato janari. Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Rodriguez ka marrë oferta nga dy klubet londineze, Chelsea dhe Arsenal, por të dyja i ka refuzuar pasi që dëshira e tij është të shkojë te Interi. Sipas asaj që raporton Sky Sport, mbrojtësi zvicerian ditën e hënë pritet të kryejë vizitat mjekësore te Interi. Padyshim qe skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli është futur fuqishëm në merkato dhe mbërritja e Rodriguez pritet të forcojë akoma më shumë një mbrojtje problematike nga krahët.