24 orë më herët kishte kryer punë klubi Real Madrid dhe mesfushori gjerman Toni Kroos, kurse tani edhe zyrtarisht është nënshkruar kontrata e re e cila do ta mbajë ish anëtarin e Bayern Munchen në Santiago Bernabeu deri në vitin 2022.

E kemi thënë edhe më herët se Kross do të jetë i paguar jashtëzakonisht shumë pas kontratës së re pasi tash e tutje ai do të paguhet nga 20 milionë euro në vit.

Vetë Kroos ndërkohë theksoi se dëshiron ta përfundojë karrierën te Reali i Madridit. “Idea ime është të jem gjithmonë te ky klub mendoj se mund të luaj futboll deri në moshën 36-vjecare. Nuk kam menduar për asgjë tjetër gjatë kësaj periudhe vecse të rinovoja me Realin e Madridit. Ëndrra ime. Dua të fitoj La Ligan. Kjo është si një sfidë për mua. Kemi fituar Championsin por tani dua të fitoj edhe kampionatin”, deklaroi Toni Kroos.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here