Pas disa ditëve spekulime, Juventus ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian, Daniel Alves.
Alves do të vazhdojë karrierën në Premierligë te Manchester City, pas një edicioni të kaluar te Juventusi në Serie A.
Në edicionin e parë në Serie A, Alves ka arritur të fitojë titullin dhe Kupën e Italisë.