Moment pozitiv për Arsenalin në Premier League me topçinjtë që regjistruan fitoren e 2-të radhazi.

Pas triumfit në derbin e Londrës ndaj Chelsea-t, skuadra e Artetës arriti të fitojë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Brighton. Goli i Lacazette në minutën e 66 ishte vendimtari dhe vulosi destinacionin e tre pikëve në këtë ndeshje. Me këtë triumf Arsenali renditet në vendin e 13, gjashtë pikë nga zona e Evropës, duke mbajtur gjallë dhe forcuar shpresat për të arritur objektivat e vëna në fillim të sezonit.

Tani me shumë mundësi stoli i Artetës nuk do të lëkundet. Në ndeshjet e tjera spikat suksesi i thellë i Leeds United me shifrat 0-5 ndaj WBA në transfertë, ndërkohë që Southampton barazoi pa gola ndaj West Ham. Burnley zhyti akoma edhe më shumë Sheffield United në fund të renditjes falë suksesit minimal 1-0.

/Supersport. al

Artikulli paraprakEcuador Girls Guide & Reviews
Artikulli tjetërKomuna e Obiliqit shpalli sportistët më të mirë të vitit 2020