Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës.

“Industrialistët” e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në aksionin e parë.

Ardi Qorri ishte ai që realizoi për ta kaluar Feronikelin në epërsi në minutën e 4-të.

Dren Gashi ishte në rast të mirë në minutën e 23-të, por goditja e tij u ndal nga Kenan Haxhimhamza.

Dukagjini u bë i gjallë në kohën shtesë të pjesës së parë, kur Altin Merlaku gjuan por Florian Smakiqi ishte në vend.

Klinasit në pjesën e dytë ishin më të mirë, por nuk arritën të shënonin.

Arbër Shala, Ahmet Januzi dhe Merlaku rrezikuan, por pa sukses.

Feronikeli tani ka 6 pikë, ndërsa Dukagjini ka 2 pikë.

/Zeri.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here