Kohëve të fundit po shkruajmë gjithnjë e më shumë lajme të këqija për futbollin e Kosovës, sikur të ishte viti 2001 kur në fushat e blerta kishim përleshje të shpeshta mes futbollistëve, skandale, trukime dhe favore të gjyqtarëve.

Tani kur jemi në vitin 2017, sërish po shfaqen pamje të errëta të futbollit tonë, kurdisje të ndeshjeve dhe çfarë është më e keqja edhe lëndime serioze të futbollistëve.
Para pak ditësh Drilon Nuza i Vëllaznimit i theu të dyja këmbët pasi në të shkoj shumë ashpër anëtari i Flamurtarit, Fidan Hasani.

Nuza i cili gjendet në spital gjatë ditës është vizituar nga bashkëlojtarët e tij të cilët i dëshiruan shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në klubin e Vëllaznimit.
Sigurisht një lëndim i tillë do ta mbajë lojtarin jashtë fushave të blerta për afro një viti, mirëpo bashkëlojtarët e tij nuk e harrojnë dhe gjatë ditës shkuan për ta vizituar dhe ndarë dhimbjen së bashku.

Artikulli paraprakDe Biasi për prestigjozen italiane: Trajner i Shqipërisë deri me 31 tetor, pastaj….
Artikulli tjetërCarlo Ancelotti kërkon një lojtar të madh tek Reali i Madridit