Viti 2016 kurorëzohet në mënyrën më të bukur për Majlinda Kelmendin. Pas trofeve të shumta të fituara, që kulmuan me medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios, xhudistja shqiptare është vlerësuar si më e mira e vitit.

Në votimin e hapur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) në faqen zyrtare në “Facebook”, 25-vjeçarja nga Peja mori 5299 vota. Pas saj, me një diferencë të ndjeshme (2565 vota) u rendit braziliania Rafaela Silva, gjithashtu kampione olimpike, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit kampionia e dyfishtë olimpike, amerikania Kajla Harrison.

 Ndërkaq, në garën e meshkujve triumfoi japonezi Ono Shohei, kampion i dyfishtë i botës.

Majlinda Kelmendi shkroi me germa të arta emrin e Kosovës në historinë e sportit botëror kur fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë në Olimpiadën e kësaj vere në Brazil.

Artikulli paraprakRealitet: Draxler te PSG
Artikulli tjetërÇudira napolitane, fishekzjarrë për humbjen e… Higuainit