Visar Bekaj, portier i Prishtinës që nga viti 2014 (ka regjistruar 159 paraqitje zyrtare me bardhekaltrit), do t’u bashkohet kampionëve të Shqipërisë.

Lajmin zyrtarizoi vetë klubi i kryeqytetit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Prishtina uron Bekajn që së bashku me Tiranën të shkojnë sa më larg në UEFA Europa League. Prishtina do të vazhdojë të mbajë një përqindje të caktuar të kartonit të futbollistit, në rast se shitet nga Tirana në të ardhmen. Vetë Bekaj, në prononcimin për faqen e Prishtinës, thekson se është i lumtur që ndërron ekip, por mban të njëjtat ngjyra, ato bardheblu.

“Falënderoj klubin e zemrës, Prishtinën, për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo-grupin “Plisat”, me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe e respektoj maksimalisht. Ju siguroj se do të vazhdoj të përfaqësoj denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdoj të mbaj të veshur fanellën bardheblu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”.

Pas gjashtë vitesh Bekaj largohet Nga FC Prishtina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here