Kishte shënuar 21 gola në 6 ndeshje, me një mesatare të frikshme, por Reali i Madridit nuk ia doli të dërgojë qoftë edhe njëherë të vetme topin në rrjetën e Villarealit, ndaj të cilit u ndal në barazim pa gola dhe humbi një mundësi për të nisur arratinë në krye.

“Nëndetësja e verdhë” bëri një 90-minutësh shumë dinjitoz në Madrid, duke ia dalë jo vetëm të mbrohet me sukses, por edhe të kërcënojë rrezikshëm portën e Courtois, i cili u detyrua të bëjë një mrekulli në pjesën e parë për të mbajtur rrjetën të paprekur.

Nga ana tjetër sulmi i madrilenëve bëri shumë pak për të çarë prapavijën e Villarealit dhe mundësitë reale të shënimit ishin vërtetë të pakta, aq sa portieri mik Rulli nuk u vu asnjëherë në provë serioze.

Me këtë barazim pa gola, Reali mbetet në krye të renditjes me 17 pikë, tre më shumë e Sevilla e Atletico që e ndjekin, me andaluzianët që duhet thënë se kanë luajtur një ndeshje më pak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here