Inter e ka mbyllur fazën përgatitore me një humbje nga Villarreal me rezultat 2:4.

Spanjollët e dominuan ndeshjen duke kaluar të parët në epërsi me golin e Perdraza, por shpejt barazoi Lukaku.
Couqelin dhe Pedraza, shënuan për ta çuar skuadrën spanjolle me dy gola përpara. Megjithatë, D’ambrosio ngushtoi sërish epërsinë e Villarreal që volusi fitoren e thellë përmes Nicolas Jackson.

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani e nisi si titullar ndeshjen gjë që pritet të përsëritet dhe në javën e ardhshme ku Interi do të përballet me Leccen në javën e parë të kampionatit duke parë dhe situatën me lëndimin e Brozovic. /Korneri.net

Artikulli paraprakFestë e çmendur e tifozëve të Galatasaray, të cilët kallin atmosferën pas transfereve të bujshme
Artikulli tjetërPSG pas yllit të Napolit