Gjatë orëve të para të ditës së sotme, sulmuesi anësor i Evertonit, Ross Barkley është qëlluar me grushte në një klub nate.

Pas sulmit 23-vjeçari ka rënë ‘nokaut’ në dysheme, ndërsa agresori është ndaluar dhe është marrë në pyetje nga policia, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, transmeton SYRI.net.

Kujtojmë që Barkley ishte një ndër lojtarët kryesorë në fitoren e fundjavës 4-2 përballë kampionëve në fuqi të Premier Leagues, Leicester Cityn.

Videoja po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.

Artikulli paraprak“ITSTIME”: Kjo video e Juventus mund ta frikësojë Barcelonën! “Zonja e vjetër” kërkon hakëmarrje….[VIDEO]
Artikulli tjetërFormacionet e mundshme, por reale Juventus-Barcelona