Në ndeshjet e rëndësishme në Serinë A italiane, gjyqtarët duket se janë të destinuar të bëjnë gabime të mëdha. Kjo ndodhi në takimin e së premtes mes Atalantës dhe Juventusit, kur bardhëezinjve iu mohua në penallti.

Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme, në derbin e Romës: Lazio-s përveçse iu mohua një penallti, u akordua edhe një penallti fantazim për Romën, që u kthye në gol nga De Rossi.

Episodi i parë ka ndodhur në minutën e 16të: Lukaku hyri në zonën kundërshtare, dhe Fazio, mbrojtësi i Romës, teksa ndërhyn për të larguar topin, nuk e prek farë atë, por këmbët e kundërshtarit. Arbitri Orsato i mohon penalltinë bardhëekaltërve.

Në të 44-tën, Orsato bën një tjetër gabim trashanik. Strootman stimulon në zonën e Lazio-s dhe arbitri akordon penallti, që kthehet në gol nga De Rossi.

Artikulli paraprakËshtë prit që Swansea të merr pikë në Old Trafford
Artikulli tjetërValteri Bottas fituesi në Rusi; Vettel dhe Raikkonen në podium