Ka mjaftuar goli i Messi-t që Barcelona të fitojë kundër Atletico Madrid me rezultatin 1-0 për të thelluar diferencën në La Liga. Messi realizoi sot golin e tij të 600 në karrierën e tij si futbollist, ndërsa blaugranat shkojnë në kuotën e 8 pikëve diferencë me Atletico Madrid-in që ndodhet në vendin e dytë.

Pjesa e parë në Camp Nou mbyllet me fitoren minimale të Barcelona-s, 1-0. Vendos goli i Messi-t që skuadra e Ernesto Valverde-s të qetësohet për sfidën vendimtare për kreun e tabelës së La Liga-s.

Një goditje e lirë mjeshtërore e ekzekutuar nga Messi përfundon në rrjetë, teksa skuadra e Diego Simeone-s reagon pas pësimit të golit, megjithatë, porta e Ter Stegen nuk kërcënohet asnjëherë. Nuk ka ndryshim rezultati, Barcelona gëzon fitoren minimale.

Pjesa e dytë luhet nën ritme të barabarta. Skuadra e Siemone reagon mirë, por blaugranat janë të kujdesshëm në prapavijë. Por, kur duheshin dhe pesë minuta nga përfundimi i takimit, Marco Gameiro barazon shifrat, por arbitri më parë kishte sinjalizuar për pozicion jashtë loje të Diego Costa-s. Deri në fund nuk ka ndryshim rezultati, Barcelona thellon diferencën me ndjekësin më të afërt dhe vijon rrugën e qetë për të fituar trofeun e La Liga-s.

Artikulli paraprakTa pathënat e Bledi Shkëmbit | Korçari rrëfen problemet te Liria dhe lë me gisht në gojë Batatinën
Artikulli tjetërZbardhen detaje të tjera për vdekjen e lojtarit. Shokët e skuadrës shqyen derën me shkelma