Disa ditë më parë në përballjen mes Argjentinës dhe Kilit, Lionel Messi u bë protagonist me një sjellje të çuditshme ndaj gjyqtarit të ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Gjyqtari Linesman Marcelo Van Gasse është abuzuar verbalisht nga kapiteni i Argjentinës i cili në fund të ndeshjes jo vetëm refuzoi t’i japë dorën por pëshpëriti: “Q***, nëna jote është p***”.

E përditshmja spanjolle “Marca” raportohet se FIFA ka hapur një hetim për Messin i cili pas asaj sjelljeje të “turpshme” pritet të dënohet që mos luajë 2-4 ndeshje.

Këtë moment mund ta gjeni në minutën 00:40.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh brenda Kombëtares?
Artikulli tjetërJuventusi e ka marr seriozisht çështjen Verrati: Lexone sa po ofron