Mario Baloteli ka dërguar një mesazh drejt PSG për t’i kujtuar se ekipi i tij Nice aktualisht është në krye të tabelës.Gjatë një udhëtimi në kryeqytetin francez, Baloteli shfrytëzoi rastin të tallej me kampionët në fuqi të Francës nëpërmjet Instagram.

 

Duke huazuar të famshmen “Ici c’est Paris” (Ky është Parisi) teksa po ecte në rrugët e kryeqytetit francez, Balotelli më pas thotë: “Mos harroni, në krye është akoma Nice.”

Por me siguri që nuk do të ketë qenë aq i lumtur kur komiteti i disiplinës e ka dënuar me dy ndeshje larg fushave pas kartonit të kuq të marrë më 21 dhjetor kundër Bordeaux.

Artikulli paraprakLapadula në lojë, Bacca shënoi për fitoren e Milanos
Artikulli tjetërMagjia e Messi-t nuk mjafton, Villarreal ndal Barçën