E pabesueshme! Tjetër gabim i rëndë i gjyqtarit Iglesias Villanueva.

Pak ditë më parë i anuloi një gol të rregullt Lionel Messit në takimin Valencia-Barcelona 1-1. Topi kaloi vijën, por sipas gjyqtarit Villanueva nuk ishte gol.

Sot, i njëjti gjyqtar ka bërë gafën e radhës. Një 11-metërsh inekzistent në favor të Espanyol kundër Tenerife-s për një prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Ndeshja përfundoi 3-2 për Espanyol që u kualifikua për më tej në Kupën e Mbretit pasi ndeshja e parë përfundoi 0-0.

Artikulli paraprakSekretari i përgjithshëm Eroll Salihu mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ligjor të UEFA-s
Artikulli tjetërGuardiola “masakron” futbollin anglez: Taktika absurde, të gjithë njësoj