Lionel Messi ishte heroi i Argjentinës pasi ai shënoi golin e vetëm në përballjen kundër Kilit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Në fund të ndeshjes “ylli” i Barcelonës takon normalisht dy gjyqtarët, ndërsa njërit prej tyre nuk i jep as dorën që ta përshëndesë, por ndër dhëmbë artikulon një fjalë që ende nuk është zbuluar.
Por sipas medieve të huaja, Messi shumë lehtë mund të marr një dënim të rëndë nga FIFA pasi pamjet më poshtë flasin qartë.
Këtë moment mund ta gjeni në minutën 00:40.