Leon Goretzka është padyshim një ndër futbollistët më premtues në Europë, teksa ka tërhequr vëmendjen e skkuadrave më të mëdha për shkak se i përfundon kontrata në fund të sezonit. Në ndeshjen e djeshme Shalke 04-Këln (2-2), talenti gjerman ka imituar “Zidane” jo në veprimet me topin, por në goditjen me kokë që i ka bërë një ndër kundërshtarëve.

Në minutën e 82 Goretzka iu afrua Salih Ozcan duke e goditur me kokë në gjoks. Gjyqtari i ndeshjes nuk e ka ndëshkuar me karton të verdhë, edhe pse ishte një episod i ngjashëm me atë të Zidane ndaj Materacitn në vitin 200.

Duke folur pas ndeshjes ai evitoi që të kishte ngjashmëri me francezin në atë veprim.

“Gjyqtarin e kishim aty. Nëse do të kishte parë diçka të keqe, do të më kishte nxjerrë jashtë. Thjesht u tregova impulsiv, edhe pse e pranoj se veprimi im ngjan keq. Por e theksoj se nuk ishte me qëllim për të dëmtuar kundërshtarin. Emri im nuk është Zinedine Zidane. Është e panevojshme që të diskutojmë gjëra të tilla”, ka thënë Gortzka për mediat gjermane.

Artikulli paraprakBonucci ka një mesazh për portierin Brignoli pas golit të barazimit
Artikulli tjetërKy Inter është fantastik, si lider pas një jave shkon te Juventus