Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Almagrosë dhe Atlético Paranaense në Argjentinë pasi tifozët vendas janë përleshur me policinë.

Policia përdori edhe armët për të ndalur tifozët ndaj të cilëve u qëllua me plumba gome. Por situata doli jashtë kontrollit në momentin kur një plumb gome goditi në kokë futbollistin e Almagros, Franco Quiroz, i cili kishte shkuar pranë tribunës për të qetësuar tifozët.

Pas transportimit me urgjencë futbollisti ka qenë me fat pasi plumbi nuk depërtoi në kafkë.

Artikulli paraprakNedved thumbon Interin: Në 2006 morën një titull kartoni
Artikulli tjetërPas Trajkovski e Darby tjetër basketbollist largohet nga Prishtina