Arturo Vidal është emri më i nxehtë për Interin e Luciano Spallettit, pasi kiliani është objektivi më serioz gjatë këtij afati kalimtar nëse nuk ndodh edhe ndonjë befasi në vazhdim kur kanë mbetur më shumë se 40 ditë deri në fund të afatit veror, shkruan Korneri.net.

Inter nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin e mesfushorit fantastik të Bayern Munchen, ndërsa kërkesa e neroaxurëve është edhe më e madhe për faktin se Vidal në Bundesliga kaloi nga rival ii madh Juventus, dhe qëllimisht kërkohet finalizimi sa më i shpejtë i këtij transferimi bombastik. Nuk ka ende shifra zyrtare sesa Inter do t’i ofroj për lojtarin, mirëpo nuk do të duhet të jetë më pak se 50-55 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakLahm shpallet lojtari më i mirë gjerman për 2017-ën
Artikulli tjetërKonfirmohet kapiteni i ri te Chelsea