Bayern Munchen dhe Carlo Ancelotti marrin lajme të këqija nga Arturo Vidal. Mesfushori kilian do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi që e mori gjatë ndeshjes me Freiburg, raportojnë mediat gjermane.

“Ndiej dhimbje të forta në brinjë. Do të më duhet të pushoj, pasi në këto kushte nuk mund të luaj. Ka shumë mundësi që të qëndroj jashtë fushave të blerta për 2-3 javë. Vetëm në këtë mënyrë mund të riaftësohem plotësisht. Të shohim sesi do të jetë gjendja për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve,” deklaroi Vidal.

Mesfushori kilian ka luajtur 22 ndeshje në këtë stinor te Bayern në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola.

Artikulli paraprakPSG kreu punë me Ronaldon e ri, Man.United mbetet me gojë hapur
Artikulli tjetërKapllani lë nënshtetësinë shqiptare: E bëra për familjen