Sebastan Vettel duket se është i kënauqr me bolidin e ri të Ferrarit. Piloti gjerman, gjatë testeve parasezonale të zhvilluara në shtegun Montmeló në Barcelonë, dha përshtypjet e tij të para për bolidin që do të ketë në dispozicion në Botërorin e ri, duke e cilësuar si të besueshme.

“Është ende herët për të bërë parashikime, por bolide i ri i Ferrarit është e besueshme. Shohim kohët tona dhe ato të skuadrave të tjera dhe gjërat duken mirë, por nuk mund të themi se në çfarë niveli jemi. Gomat durojnë më shumë, bolide është ndryshe, duket sikur po drejtojmë një mjet të 10 viteve më parë. Gjithsesi, duhet të punojmë shumë për të qenë gati për Botërorin e ri”, deklaroi Vettel për Sky.

Sezoni i Formulës 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë, në datën 26 mars.

Artikulli paraprakLojtarët vendor të Trepçës kërkojnë pagat nga klubi…
Artikulli tjetërReali i Madridit mendon për 4 super blerje për merkaton e verës