Te Ferrari të gjithë vazhdojnë të jenë entuziastë për fitoren e Sebastian Vettel në Çmimin e Madh të Australisë, gjë që ka rritur akoma më shumë optimizmin për përsëritjen e suksesit edhe në Kinë.

Por, piloti gjerman preferon që të tregohet i kujdesshëm për garën e Shanghait, që zhvillohet këtë fundjavë, duke theksuar se është Mercedesi favoriti kryesor për të fituar.

“Në Australi bëmë një garë shumë të mirë, por të gjithë ne në skuadër i marrim gjërat hap pas hapi. Por, unë besoj se Mercedesi mbetet skuadra favorite. E dimë që kemi një makinë të mirë, por kemi ende punë për të bërë për të qenë sa më konkurrues”, deklaroi Vettel.

Në Kinë pilotët u përballën me reshje shiu këto ditë dhe Vettel e di shumë mirë që në vendin aziatik historitë do të ndryshojnë nga gara e Melburnit: “Pista e Shangait ndryshon totalisht dhe gjithçka fillon me klimën. Është një garë që gjithnjë rezervon surpriza. Në 2007 këtu unë u rendita i katërti, me Toro Rosson, pasi u nisa nga vendi i 18. Është një pistë që ndikon në rendimentin e gomave dhe makinës, ndërkohë që edhe pilotëve u kërkon shumë energji pikërisht për shkak të klushteve meteorologjike”.

/ Top Channel

Artikulli paraprakCleveland fitoi ndeshjen kryesore të Perëndimit, Curry e kthehen formën e frikshme
Artikulli tjetërShqipëria e nis me fitore, mposht në fund Kosovën