Ka fituar 3 nga 6 garat e para të këtij sezoni dhe deri tani kryeson bindshëm klasifikimin e përgjithshëm me 25 pikë avantazh ndaj rivalit të tij të madh Lewis Hamilton. Ai kryeson gjithashtu 4-3 ndaj britanikut përsa i përket titujve kampion të fituar, por Sebastian Vettel mendon se ky është viti i tij dhe nuk dëshiron të ndalet me kaq. Gara e 7-të e Botërorit të Formula 1 është në Montreal dhe në Cmimin e Madh të Kanadasë Vettel kërkon maksimumin.

” Më pëlqen shumë kjo pistë dhe po pres me padurim momentin për të garuar. Deri tani makina është sjellë shumë mirë dhe besoj që do të ruajmë të njëjtin rendiment edhe në Kanada edhe pse asgjë nuk është e sigurtë. Mendoj se forca jonë vjen nga impenjimi kolektiv. Të gjithë në skuadër sforcohemi shumë për të marrë maksimumin. Njerëzit shohin vetëm atë që bëj unë në pistë, por jo punën që bëhet në Maranello. Ky sezon ka rezultuar shumë pozitiv për ne deri në këtë fazë, por mbetet për tu parë se cfarë do të bëjmë në garat që do të vinë nuk është asnjëherë e lehtë që të përsërisësh të njëjtat rezultate. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm ndaj detajeve për të bërë mirë edhe në Montreal”.

Me këmbë në tokë qëndron edhe Kimi Raikkonen. Finlandezi i cili u rendit i dyti në Cmimin e Madh të Monacos, e di që Ferrarin e pret një garë shumë e vështirë në Montreal.” Cdo pistë është e ndryshme, në asnjë cirkuit nuk e kemi patur të lehtë dhe sdo ta kemi as në Montreal”, shtoi në fund Kimi Raikkonen.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakKëto janë tetë skuadrat evropiane që adhurohen më së shumti në botë
Artikulli tjetërLamtumirë Leicester City, transferohet te Barcelona