Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup ndaj Hull City me rezultat 2:0, dhe është vetëm edhe së paku 90 minuta larg finales së madhe e cila do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley.
Djajtë e kuq që luajtën vetëm në mungesë të Zlatan Ibrahimvic e thyen mbrojtjen e hekurt të mysafirëve në minutën e 56 përmes spanjollit Juan Mata, ndërsa në mitat finale të ndeshjes shënoi edhe belgu Marouane Fellaini për rezultatin final.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 26 janar.