Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, mbas dy golave që shënoi në ndeshjen “El Clasiko”, iu afrua edhe më shumë trofeut “Këpuca e artë”. Messi, tani, ka në “bagazhin” e tij 31 gola, ndërkohë që konkurrenti më i afërt i tij është holandezi Bas Dost i Sportingut të Lisbonës me 29 gola. Megjithëse Cavani ka shënuar 31 gola, koeficienti i Ligës franceze është 1,5 kundrejt 2 të Primerës spanjolle, kështu që edhe ky sulmues uruguajan ndodhet mbas Messit. Në Top-10-shën më të mirë ndodhen, gjithashtu, Aubameyang, Lewandowski, Icardi, Belotti dhe Lukaku.