Sipas raporteve më të fundit të mediave spanjolle, Real mendon ylli portugez i ekipit, Cristiano Ronaldo, nuk është ai që ka qenë dhe janë duke menduar si mund të përfitojnë prej tij.
“Diario Gol” raporton se “Los Blancos” do ta mbajnë atë në Madrid vetëm edhe për sezonin e ardhshëm.
Numri një i klubit, Florentino Perez, është duke menduar ta shesë atë para fillimit të sezonit 2018/2019. Destinacioni i mundshëm është Kina, ku portugezi do të bëhej lojtari më i paguar në botë./Korneri.net.