Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar sot edhe zyrtarisht kartelën e tifozërisë së përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kartela e artë e tifozit, kryetarit Veseli i është dorëzuar nga udhëheqësit e tifozërisë kosovare.

Me këtë rast, Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ndihet i lumtur që edhe zyrtarisht ka pranuar kartelën e anëtarit të tifozëve.

“Që nga fillimi kam mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. Por, prej sot, jam edhe zyrtarisht anëtar i tifozerisë së sa të mrekullueshme”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Zëri/

 

Artikulli paraprakFormacioni i De Biasit, hermetik: Kam ende 3-4 dilema
Artikulli tjetërSousa në bisedime me klubin e njohur gjerman