Max Verstappen nga Red Bull është fituesi i Grand Prix të Austrisë, gara e tetë e kampionatit të këtij viti në Formula 1.

Piloti holandez arriti fitoren e tij të katërt të sezonit dhe të 14-të në karrierën e tij, pasi mori epërsinë gjatë gjithë garës, nga fillimi deri në fund, shkruan Korneri.net

Verstappen kaloi në vijën e finishit me një epërsi prej 35 sekondash ndaj kampionit aktual Lewis Hamilton, ndërsa Valtteri Bottas doli i treti në Mercedesin e dytë. Kujtojmë, Bottas e nisi garën me një penallti prej tre pozicionesh mbrapa në fillim.

Verstappen prinë në renditjen e përgjithshme me 156 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 138, kurse i treti është Sergio Perez me 96.

Në renditjen e konstruktorëve prinë Red Bull me 252 pikë, Mercedes me 212 dhe McLaren Mercedes me 120 pikë.

Edhe gara e ardhshme mbahet në të njëjtin vend. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here