Max Verstappen respekton parashikimet dhe pritjet e tifozerisë së tij duke siguruar pozitën e parë (pole position) të GP të Holandës.

Ai la pas vetës kampionin aktual, britanikun Lewis Hamilton që ishte më i ngadalshëm për vetëm 38 të mijtat nga idhulli i shtëpisë ku po mbahet gara e radhës në F1, shkruan Korneri.net

Nga rreshti i dytë, do të niset Shigjeta tjetër e Zezë, Valtteri Bottas, kurse nga pozita e katërt do të niset befasia,  Alpha Tauri nga Pierre Gasly. Rreshti i tretë i tëri i Ferrarit me kohën e pestë të Charles Leclerc dhe të gjashtën e Carlos Sainz. Pas tyre do të nisen Antonio Giovinazzi me Alfa Romeo, Esteban Ocon –Alpine, Fernando Alonso-Alpine dhe Dabiel Ricciardo-McLaren. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here