Piloti i Red Bull, Max Verstappen ishte më i shpejti në praktikën e parë të lirë para garës në Formula 1 për Grand Prix të Hungarisë.

Verstappen regjistroi xhiron më të shpejtë në 1: 17,555 dhe përfundoi seancën e parë stërvitore përpara dy Mercedes, Valtteri Botas dhe Lewis Hamilton, përcjell Korneri.net

Ai ishte vetëm 0.061 sekonda më i shpejtë se Botas, dhe 0.167 sekonda më i shpejtë se Hamilton.

Carlos Sains, Pierre Gasley, Fernando Alonso, Charles Leclerc, Sergio Perez, Lando Norris dhe Lance Stroll janë deri në vendin e dhjetë. Praktika e dytë në Hungaroring është në program më vonë sot.

Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë zhvillohet të dielën në orën 3 pasdite. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here