Max Verstappen është i pandalshëm dhe me fitoren në Holandë, piloti i talentuar i Red Bull hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion.

Piloti holandez dhuroi spektakël përpara publikut të tij duke e dominuar garën nga fillimi e deri në xhiron e 72.

Podiumin e plotësoi George Russell në vendin e dytë dhe të tretin Charles Leclerc. Duket se shanset për pilotin monegask kanë mbaruar, duke parë që ka humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme nga Sergio Perez.

Për sa i përket konstruktorëve Red Bulli mund të quhet kampion, pasi Ferrari rrezikon të humbasë dhe vendin e dytë nga Mercedesi, në një garë që vazhdon të mbetet e hapur mes skuderisë italiane dhe asaj gjermane.

Artikulli paraprakCardinale në Milanello për herë të parë si pronar i klubit
Artikulli tjetërCirku në ekipin e Ferrarit që i kushtoi shtrenjtë pilotit Sainz