Trajneri i kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura, nuk do ta ftojë anëtarin e Nice, Mario Balotelli, për ndeshjet e marsit, pasi sulmuesi ka rënje të formës.
“E kam në konsideratë Balotellin, por ai ka rënje të formës dhe nuk është duke pasur efikasitet te Nice. Nuk mjafton vetëm një gol në 2017-tën, por dera e kombëtares sikurse për të tjerët është e hapur edhe për Balotelli”, tha Ventura për mediat italiane.