Pas xhiros së fundit në Serie A dhe takimit mes Milanit dhe Veronës, disi e papritur, Zlatan Ibrahimović i dha lamtumirën futbollit.
Sulmuesi legjendar boshnjak, por me nënshtetësi suedeze, nuk ishte në skuadrën e Milanit për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi të cilin e vuante prej kohësh, por ishte në stadium. Tifozët e Milanit i kanë kushtuar një koreografi të veçantë duke e quajtur zot dhe pas ndeshjes, sulmuesi suedez i ka habitur të gjithë në një fjalim emocionues dhe ka njoftuar se po largohet, shkruan Korneri.net

Një karrierë e mrekullueshme që zgjati më shumë se dy dekada
“Ka ardhur momenti që unë t’i them lamtumirë futbollit, jo juve”, u tha Zlatan tifozëve të Milanit në një fjalim emocionues. “Unë dua të falënderoj familjen time dhe të dashurit e mi për durimin e tyre. Unë dua të falënderoj familjen time tjetër, të cilët janë shokët e mi të skuadrës. Dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e tij për përgjegjësinë që më dhatë. Më mirëpritët me hap krahet dhe une do jem milanez gjithe jeten eshte koha ti them lamtumire futbollit, por jo ty eshte shume e veshtire ka shume emocione… Shihemi nese kemi fat Forza Milan dhe shihemi me vone – tha Zlatan në lot dhe i gjithë stadiumi qau me të.
Në dy mandate, Ibrahimoviç ishte pjesë e Milanit për pesë vjet e gjysmë, ai luajti 169 ndeshje me 93 gola dhe fitoi dy Scudetto dhe Superkupën e Italisë.
Karriera e një prej sulmuesve më të mirë të epokës moderne zgjati më shumë se dy dekada.
Ai filloi në Malmo, më pas luajti për Ajax, Juve, Inter, Barcelona, Manchester United, PSG dhe LA Galaxy. Ai fitoi tituj kampion me Ajax, Juventus, Inter, Barca dhe PSG. Ai fitoi Europa League me United. Këtë sezon, për shkak të problemeve të lëndimeve, Ibrahimović arriti vetëm 144 minuta në fushë në katër paraqitje, por ai gjithashtu u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A duke shënuar një penallti kundër Udineses në Mars. Ai u bë lojtari më i vjetër që u shfaq në kualifikueset për Kampionatin Evropian. Ndeshja kundër Belgjikës, siç doli, ishte gjithashtu e fundit për të. /Korneri.net