Se sa janë të painteresuar për sport politikanët tanë që mendojnë vetëm për “karriget” e tyre dhe votat e qytetarëve sa herë që afrohet data e zgjedhjeve, tregon rasti i fundit.
Të gjitha partitë tona që janë më shumë se klubet futbollistike kosovare, e ka caktuar datën 11 qershor për zgjedhjet parlamentare pikërisht në atë ditë kur Kosova e zhvillon ndeshjen kualifikuese për botërorin 2018 përballë Turqisë, shkruan Korneri.net.

Asnjë shtet në botë çoftë ai më i varfëri apo më i pasuri, nuk e ka vendosur që zgjedhet të jenë në një ditë kur përfaqësuesja e tyre pavarësisht llojit të sportit i luan ndeshjet kualifikuese apo edhe miqësore.
Kjo ndodh me Kosovën tonë të dashur sepse po u duket larg data 18 qershor, pra vetëm një javë më vonë që këto zgjedhje të realizohen.

Me plotë gojë po e themi, askujtë në këtë vend (politikanë)nuk e çon mendjen njëherë për sportin tonë çfarëdo që është ai, sepse besoni që pas sukseseve eventuale të sportistëve tanë si rasti i Majlinda Kelemendit, askush në botë nuk do të pyet se kush e drejtoin shtetin tonë, por përmendet suskesi, fitorja apo trofeu që Kosova e fiton, kurse katastrofa më e madhe është se pikërisht atëherë dikujtë i kujtohet të mburret me diçka që nuk ka kontribuuar fare duke thënë se ky është sukses i Kosoës dhe gjithë shqiptarëve. /Korneri.net

Artikulli paraprakÇfarë interesimi për ndeshjen lamtumirëse të Francesco Totti
Artikulli tjetërSpurs deklasuan Harden&co, dhe pa lojtarin kryesor kaluan në finale