Nuk ka asnjë dyshim që portieri i kombëtares, është titullar në formacionin e Atalantës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i skuadrës, i cili ka thënë se Etrit Berisha është shtylla kryesore e skuadrës. Berisha ka kryer një operacion para një muaji të cilin e mbajti atë për disa kohë larg fushës, por Gasperini beson se ai do të rikthehet si titullar në formacion.

“Të dy lojtarët e rikuperuar së fundmi, Berisha dhe Konko do të jenë gati për të luajtur pasi janë rikuperuar përfundimisht”, u shpreh tekniku italian duke i dhënë fund kështu diskutimeve mbi rolin e shqiptarit në skuadrën e tij.

Artikulli paraprakLiverpool transferon nga Rusia një sulmues
Artikulli tjetërAs te Milan e as te Napoli, Zaza befason me skuadrën e re…?