Sikurse e gjithë skuadra gjakovare e Vëllaznimit, që po përjeton një ditë aspak të mirë pas largimit nga Superliga, edhe mesfushori ngaq Obiliqi, Atdhe Grajçevci, ndihet keq për këtë fat që po e përcjell skuadrën.

Ai për redaksinë e Korneri.net, ka dhënë një deklaratë interesante, pasi beson se nuk morri çmimin e merituar te Vëllaznimi, duke mos i dhënë minutat e meritaur në fushë, gjithsesi edhe pse nuk pati mundësi të luajë në ndeshjet kryesore ai pranon fajin, dhe i kërkon ndjesë “Kuqezinjëve të Jakovës”, e Grupit “1927”, për zhgënjimin.

Ai pohohon se nuk dihet nëse do të qëndrojë te kjo skuadër pasi nuk ka marrë atë që ka merituar. “I kërkojë falje “Kuqezinjëve të Jakovës” dhe “1927”, pasi kanë bërë shumë për ne dhe më vjen keq që skuadra nuk do të jetë në Superligë. Nuk di nëse do të mbetem këtu, pasi besojë që nuk kam marrë ate që kam merituar”, tha fillimisht Grajçevci.

I falenderohet presidentit Cana: “I jam falenderues presidentit Agim Cana, i cili më morri te Vëllaznimi, por trajtimi nuk ka qen si kam pritur. Por, prap bashkëndjej fajin që Vëllaznimi nuk është në Superligë, me të vërtetë është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakKlubi nuk e mbajti, Dren Gashi godet Vëllaznimin pas barazhit
Artikulli tjetërGjest i jashtëzakonshëm i Dritës: I’a dërgoi trofeun Bacës Fazli [FOTO]