Vëllaznimi i Gjakovës të shtunën në shtëpi zhvillon ndeshjen e stinorit sa i përket të ardhmës së klubit. Skuadra e Agim Canës, pret në shtëpi Gjilanin, ku me fitore eventuale do të evitonte barazhin me çka edicioni i “Kuqezinjëve” do të ishte i kompletuar, shkruan korneri.net.

Të vetëdishëm me rëndësinë e ndeshjës tifozët gjakovarë tashmë po përgatiten maksimalisht të jenë sa më tepër në numër në mënyrë që ti ndihmohet skuadrës.

Përveq “Kuqezinjëve të Jakovës”, i gjithë komuniteti gjakovarë është në këmbë për këtë ndeshje. Shumica e biznesëve ditën e ndeshjës do të jenë të mbyllura në mënyrë ti ndihmohet skuadrës nga afër. Ato qysh tani kanë njoftuar klientët e tyre që të shtunën në orarin e ndeshjes bizneset e tyre do të jenë të mbyllura, pasi do të shkojnë në stadium për ti ndihmuar skuadrës së zemrës.

Artikulli paraprakUdhëheqësi i “Skifterave” thumbon keq me këtë foto Dritën e “Intelektualët”
Artikulli tjetërDrita kurrë më e qetë se para aktit final me Prishtinën