Me fitoren e Vëllaznimit te Vllaznia e Pozharanit 0:2, mund të thuhet se e ktehu në ligën e parë qysh nga kjo xhiro.

Edhe pse matematikisht Vllaznia nuk ka rënë ende në një rang më të ulër të futbollit kosovar pasi ka tetë pikë më pak se Flamurtari, kjo përballje e luajtur në Gjilan apo më saktë humbja nga gjakovarët i jep fund shpresave të tyre, shkruan Korneri.net

Ndeshjen e dominuar nga Vëllanzimi e ktheu në fitore vetëm në pjesën e dytë Henry Chibuze dhe kush tjetër përveç njeriut të minutave të fundit, Lekë Vula që shënoi për rezultatin final.
Kjo fitore e gjakovarëve nuk u kryen shumë punë pasi ende janë në zonën e barazhit tash me -4 nha Feronikeli, dhe vetëm ndonjë mrekulli mund të ndodh që t’i largohet ndeshjes së barazhit /Korneri.net

Artikulli paraprakFlamurtari e deklasoi Besën në Pejë, pejanët me një këmbë në ligën e parë
Artikulli tjetërEriksen drejtë PSG-së