Një tjetër paraqitje solide mund të thuhet për Vëllaznimin që para tifozëve të vet barazoi 1”1 me Dritën, edhe pse mysafirët patën diçka më shumë nga loja dhe me pak fat kanë mundur të kthehen në Gjilan me pikë të plota, shkruan Korneri.net.

Në Gjalovë u luajt futboll i mirë, me gola dhe raste, por të dyja skuadrat shfrytëzuan vetëm nga një mundësi nga shumë që kishin.
Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e hershëm të Tun Bardhokut, por nuk vonoi shumë kur Drita barazoi me anë të Ardian Limanit.
Më pas rastet nuk munguan në të dyja anët, por portierët më nuk nxjerrën topin nga rrjeta, andaj me ngë një pikë të fituar mund të jenë të kënaqur të dy rivalët, ndoshta më pak Drita që në sekondat e fundit huqi mundësinë idelle për fitore sikur Leutrim Kryeziu të shënonte nga afërsia në portë gati të zbrazët. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Trepça89 – FC Prishtina
Artikulli tjetërPrishtina tregoi së është skuadër e madhe, fitoi në Mitrovicë ndaj kampionit aktual