Vllaznia e Pozheranit ka pësuar disfatën e radhës në Vala Superligë, këtë herë nga ekipi gjakovar Vëllaznimi me rezultat 1:2, duke vazhduar serinë tejet negative në Elitën e futbollit kosovar.

Shala kaloi në epërsi Vëllaznimin, kurse shifrat në 1:1 i barazoi Ademaj, kurse për fitoren e skuadrës së Ismet Munishit shënoi Rudi.

Pas kësaj humbje, Vllaznia fundoset edhe më shumë, kurse Vëllaznimi arrin ngritje të lehtë në renditjen tabelare./Korneri.net.

Artikulli paraprakFlamurtari – Drita, ndeshja mbyllet me këtë rezultat
Artikulli tjetërZyrtare: Ky trajner ka ofruar dorëheqjen pas barazimit të sotëm