Mëngjesi i ekzaminimeve mjekësore për sulmuesin Vedat Muriqi.
Kosovari, tani ish-Fenerbahce, arriti në klinikën Paideia rreth orës 8:00 të mëngjesit për t’iu nënshtruar testeve të fitnesit sportiv me menaxherin shëndetësor të Lazios, Dr. Ivo Pulcini.
Në orët e ardhshme qendërsulmuesi do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me Lazion me marrëveshje 5-vjeçare dhe rreth 2 milionë euro në sezon. /Korneri.net