Atë që e shkruajtëm vetëm pak orë më herët, po del të jetë realitet dhe transferim i kryer. Mesfushori uruguaijan Matias Vecino do të jetë përforcimi më i ri i neroaxurëve, e për këtë transferim e ka dhënë “ok” e tije dhe trajneri Luciano Spalletti, shkruan Korneri.net.
Inter po e paguan klauzolën e lojtarit me vlerë prej 24 milionë euro, dhe lojtari i Fiorentinës do të niset shumë shpejt drejtë Milanos për vizita mujekësore, dhe të nis një aventurë të re te gjiganti italian i cili ka nis të ngritet në këmbë. /Korneri.net