E kanë njohur të gjithë në qytetin e Mitrovicës.
Ishte simpatizuesi më i vjetër, më i flaktë dhe përherë prezent në stadiume ku luante skuadra e tij e zemrës KF Trepça, shkruan Korneri.net
Bacin Halim e kujtojnë të gjithë si një njeri të mirë, të hareshëm dhe fisnik, por askush nuk jeton përgjithmonë në këtë botë. Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, a kujton bacin Halim me këto fjalë.
Faleminderit shumë Halim vlla për kontributin e dhënë me dekada, në përkrahjen e juaj me shokët e juaj, per mua e shokët e mi , që luanim në KF ,, Trepça”
Në ç’do stërvitje , lojë , në borë e shi Baca Halim ishte prezent , në vendin e tij tradicional …!
Në emër të shumë lojtarëve – kolegëve të mi të falenderoi Baca Halim… Pusho në paqë.
L A M T U M I R Ë … /Korneri.net